Vlora destinacion i preferuar, turistë të huaj e vendas këtë fundjavë mbushin bregdetin

Vlora mbetet destinacioni kryesor për turistët vendas dhe të huaj. Qyteti bregdetar ka çelur tashmë zyrtarisht sezonin ndërsa edhe pse jemi në muajin maj, numri i turistëve është prirur ndjeshëm.
Qytetarë nga shtete të ndryshme europiane kanë zgjedhur Vlorën për disa ditë pushimesh duke u shprehur se kanë gjetur një ambient perfekt për të kaluar pushimet.
“Ushqimi, pamja dhe njerëzit janë shumë të mirë. Pra këtu ke gjithçka që të duhet për disa ditë pushimet te bukura”.
“Ne kemi blerë një shtëpi këtu dhe gjatë gjithë vitit kalojmë pothuajse 3 muaj në Vlorë. Është shumë bukur, deti është i mrekullueshëm”.
“Ne na pëlqeu deti, ushqimi, jemi këtu me gruan dhe fëmijën tim dhe vijmë për herë të parë në Shqipëri, por padyshim që do të rikthehemi.
Nuk mungojnë në Vlorë as emigrantët shqiptare që jetojnë jashtë vendi dhe qytetarët e Kosovës
Sipas pushuesve, Vlora ka ndryshuar nga viti në vit, por ka sërish vend për përmirësim.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




