Situata virale në Berat/ 80 vizita dhe 15 shtrime në ditë, tejmbushen spitalet

Situata virale në qarkun e Beratit është në fazën e saj kulmore ku prej gati 2-javësh numri i të prekurve është shtuar mjaft,ndërkohë që edhe rastet e agravuara dhe shtrimet rritet nga dita në ditë.
Situata paraqitet problematike në çdo repart të këtij spitali.Vetëm në Repartin e Urgjencës numri i vizitave arrin në 80 çdo ditë dhe shtrimet janë të shumta,ndërkohë që edhe në Repartin e Kardiologjisë ka probleme të theksuara me moshat e treta,që të prekur nga virozat paraqesin probleme kardiake dhe hipertension.
Më problematike situata paraqitet në Repartin e Pediatrisë,ku rastet shrohen nga dita në ditë,duke prekur edhe fëmijën e parsalindur. Mjeku pediatër Vladimir Kumaraku thotë se këto viroza janë ndryshe nga çdo virozë tjetër, janë më të ashpra dhe më të egra për nga simptomatolologjia e tyre.
Mjeku shton se Reparti i Pediatrisë në Spitalin Rajonal Berat është në kapacitetet e tij maksimale dhe të gjithë shtretërit e Pediatrisë janë të zënë.
Numri i vizitave nga e Hëna në të Premten në spitalin e Beratit arrin në 70 dhe në fundjavë i kalon 100 vizita, ndërkohë që numri i shtrimeve arrin nga 10-15 persona çdo ditë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




