Korça e preferuar e pushuesve për fundjavën, 80 % e kapaciteteve akomoduese të rezervuara

Turizmi dimëror në Shqipëri nuk ka se si të mos identifikohet me Korçën dhe zinxhirin e fshatrave turistikë të saj.
Qyteti i Korçës vijon të ngelen një ndër atraksionet turistike të fundjavës edhe pas festave të fundvitit. Që prej datës 31 dhjetor e deri në 13 janar, të gjitha njësitë pritëse duke përfshirë këtu hotele, nujtina apo edhe shtëpi pritëse, kanë qenë të rezervuara në masën 100 %, ndërsa fundjava, sipas operatorëve turistikë, ka qenë deri në masën 80% të kapacitetit.
Sikurse pohohet prej tyre, në këtë sezon dimri, vizitorët janë kryesisht vendas, nga qytete të ndryshme të Shqipërisë
Sipas burimeve zyrtare, në Bashkinë e Korçës funksionojnë mbi 120 struktura akomoduese me rreth 3200 shtretër. Korça ngelet ndër atraksionet e preferuara në stinën e dimrit ndërsa zgjidhet për bukuritë natyrore që ofron, kulinarinë e mikpritjen.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




