Porti i Shëngjinit, punojësit në protestë, vonesa në paga, përjashtime nga shpërblimet

Sociale | 4 vite më parë

Punonjësit e portit të Shëngjinit janë ngritur në protestë këtë të mërkurë, për shkak të vonesave në paga dhe të mos dhënies së shpërblimit që qeveria i akordoi qytetarëve në kuadër të “Pakos së madhe“.

Drejtori i portit në Shëngjin, Sandër Marashi, ka pranuar vështirësitë financiare në port dhe ka sqaruar se po bëhen të gjitha përpjekjet që situata të zgjidhet.

Vonesat në paga, mosdhënia e shpërblimit sipas vendimit të qeverisë dhe situata ekonomike në portin e Shëngjinit me punësime fiktive janë bërë shkak i protestës së punonjësve të këtij porti.

Ata thonë se deri më tani nuk kanë marrë përgjigje për situatën e krijuar dhe kjo krijon vështirësi për ta. Punonjësit kërkojnë që të merren masa dhe të jepen zgjidhje.

Drejtori i portit në Shengjin, Sandër Marashi, ka pranuar vështirësi financiare duke shpjeguar se ka patur largime të kompanive që kanë operuar me këtë port dhe janë në tentativa për t‘i rikthyer.

Marashi ka mohuar që ka punonjës që nuk vinë në punë ndërsa sa i takon shpërblimit ka theksuar se i është bërë kërkesë bordit mbikqyres dhe janë në pritje të një përgjigje.

Punonjësit në portin e Shengjinit thonë se po ndjekin situatën dhe do të vazhdojnë të kërkojnë normalizim të saj.

/rtsh/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme