Dhurimi i gjakut/ Doktoreshë Braho: Nuk ka rrezik për shëndetin tuaj! Në Shqipëri ka ende punë për të bërë

Doktoreshë Ejona Braho, e ftuar në emisionin “Mirëmëngjes Shqipëri”, ka folur mbi rëndësinë e dhurimit të gjakut, ndërsa ka dhënë dhe disa këshilla për të gjithë ata që ngurojnë të paraqiten në Qendrat e Transfuzionit të Gjakut.
Në fjalën e saj, Braho ka deklaruar se në Shqipëri ka ende shumë punë për të bërë lidhur me dhurimet vullnetare. Braho shtoi se gjaku i sigurt dhe cilësia, është prioritet i Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, teksa siguroi se gjaku i dhuruar kalon në shumë procedura dhe analiza të shumëfishta. Në shenjë falenderimi, dhuruesve vullnetarë i ofrohet pjesa e analizave falas.
Më tej, Braho u shpreh se dhurimi i gjakut nuk e dëmton shëndetin e pacientëve. Për të gjithë skeptikët, Braho u bëri thirrje që të asistojnë në një seancë dhurimi gjaku, ku do të marrin të gjitha informacionet e duhura dhe do të njihen me hapat të cilat do u krijojnë siguri.
“Mund të asistoni në një seancë të dhurimit të gjakut, ku personeli ju orienton, pas ekzaminimit nga mjeku, janë disa etapa që krijojnë siguri te dhuruesi. procesi zgjat 5-10 minuta. Krijohet steriliteti, qoftë te personeli, qoftë te dhuruesi, nuk ka rrezik për infektim apo dëmtim të shëndetit tuaj.
Gjaku është prioriteti ynë, të jetë i sigurt dhe cilësor. Gjaku i dhuruar kalon në shumë procedura, analiza të shumëfishta për çdo dhurim. Në shenjë falenderimi, dhuruesve i ofrojmë pjesën e analizave falas.
Shumë pak janë vendet që bazohen në dhurimin vullnetar. Vendi ynë mbështetet kryesisht në dhurimet vullnetare, ku familjari i pacientit dhuron gjak në rast të ndërhyrjeve kirurgjikale. Në Shqipëri ka akoma punë për tu bërë, por jemi në hapat e duhur”, tha Braho.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




