Shkodër, 37 përfitues nga programi i vetëpunësimit

Sociale | 4 vite më parë

Kërkesat për hapje biznesi në Shkodër janë të shumta, por ndonjëherë mundësitë nuk ta lejojnë. 37 aplikantë në këtë qark janë shpallur fitues në programin e vetëpunësimit, duke u ofruar  nëpërmjet mbështetjes financiare, të bëjnë realitet idete e tyre për biznes. Po këtë vit, nëpërmjet zyrës rajonale janë punësuar edhe 205 kryefamiljarë, që më herët trajtoheshin me ndihmë ekonomike.

Nga 70 aplikime që ka patur, 37 prej tyre janë shpallur fitues të programit të vetpunesimit ne qarkun e Shkodrës.

Drejtoresha Rajonale e Zyrës së Punës, Rozafa Zmijani, tregon se iniciativa për hapje biznesi është e shumëllojshme, nga fast- fodet e deri tek hostelet në Pukë.

Këtë vit që po mbyllet, nëpërmjet zyrës rajonale, janë punësuar 205 kryefamiljarë, që më herët trajtoheshin me ndihmë ekonomike, punësime këto të arritura me apo pa programe të nxitjes së punësimit

Për zyrën e punës sfidë mbetet punësimi i personave që trajtohen me ndihnmë ekonomike. Krahas punësimit, synohet edhe integrimi i tyre në mënyrë që të dalin të sigurtë në tregun e punës.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme