Ministrja Manastirliu premton politikë të re sociale për nënat me shumë fëmijë

Sociale | 4 vite më parë

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastiliu premtoi të enjten në parlament se nga janari 2023 nis zbatimi i politikës së re të mbështetjes së nënave të papuna më shumë fëmijë. Atyre do t’u njihen si vite pune 5 vitet e para të kujdesit për fëmijën e tretë.

Kjo politikë vjen e iniciuar pas anketimit përmes këshillimit kombëtar, për mbështetjen e nënave me tre e më shumë fëmijë.

“Programi do të jetë lehtësisht i aksesesueshëm për të gjitha nënat që do të aplikojnë në këtë program nëpërmjet platformës online e-Albania” tha ministrja. “Duke siguruar që çdo e dhënë të merret e kryqëzuar nga sistemet e databazave shtetërore, për ta bërë sa më të lehtë, sa më të aksesueshëm për të gjithë ato nëna që do të aplikojnë, në mënyrë të menjëhershme, duke pasur një përgjigje në kohë reale”, tha zonja Manastirliu.

Programi i ri i mbështetjes së nënave me shumë fëmijëve të cilave do ti subvencionohen nga shteti kontributet e sigurimeve shoqërore e shëndetësore, nis zbatimin në janarin e vitit 2023. 

Një plan projekt të cilit i është përcaktuar një fond të veçantë prej 600 milionë lekësh në vitin e parë të zbatimit, sipas një skemë të kontrolluar për të gjithë subvencionimin e kontributeve shoqërore dhe shëndetësore. 

 

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme