I riu nga Gjirokstra me biznes turistik të sukseshëm

Sociale | 4 vite më parë

Ndërkohë që shumë të rinj shqiptare vendosin të largohen dhe të ndërtojnë të ardhmen e tyre jashtë kufijve të vendit, ka edhe bashkëmoshatarë të tyre që rikthehen nga jashtë për të punuar dhe jetuar në Shqipëri. 

Një prej tyre, Eni Kaçi,  është rikthyer në qytetin e tij të lindjes Gjirokastër. Ai ka marrë iniciative të hapi një biznes turistik i cili e shtrin aktivitetin në jug të Shqipërisë.  Eni tashmë administrator i “Experience Gjiirokastra”, kishte vënë re se zhvillimit të turizmit në qytet nuk i përgjigjej informacioni për orientimin e turistëve. Për këtë arsye ai mendoi të hapte një zyre turistike. Eni thotë se nevoiten më shumë ambiente akomoduse për shkak se ky sektor është në zhvillim. 

Gjatë viteve të fundit me shtimin e fluksit të turistëve vendas dhe të huaj ka patur edhe nga ata turistë që kanë ardhur dhe nuk janë larguar më nga Shqipëria. Disa e kanë parë Gjirokastrën si një mundësi e mirë për të çelur aktivitete të tyre kryesisht në lidhje me turizmin.

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme