Qarku i Kukësit, 53 fëmijë me aftësi ndryshe, specialistët apel prindërve: Deklaroni sa më herët problematikat

Megjithëse është në rritje numri i fëmijëve që deklarohen me aftësi të kufizuar dhe që marrin terapi pranë Qendrës së Shërbimieve Komunitare, sërish specialistët e kësaj qendre thonë se ka ende prindër që nuk deklarojnë problematikat e fëmijëve të tyre, dhe, për rrjedhojë, refuzojnë shërbimin multifunksional që ofrohet.
Nje pjese e kontigjentit të fëmijëve i përkasin kategorisë tetraplegjikë, që ndiqen edhe nga fizioterapistët e qendrës.
Ne Kukës janë 53 femijë me aftësi te kufizuar që ndjekin trajtimin multidisiplinar të grupmoshave nga 2 deri ne 22 vjeç, Ata u përkasin kategorive të ndryshme siç është spektri i autizmit, sindroma down, apo fëmijë me çrregullime në komunikim.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




