Turbekulozi vijon të infektojë, mjekja Silvana Bala: Sëmundja është shfaqur edhe te moshat e reja

Në Shqipëri ka ende të sëmurë me Tuberkoloz. Pandemia solli një rrudhje jo reale të shifrave të sëmundshmërisë. Sipas mjekëve në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi”, këtë vit janë diagnostikuar 450 raste ndërsa gjatë pandemisë rastet vjetore rranë më gati 40%.
Mjekja pneomologe Silvana Bala thotë se përveç moshave të mesme, kjo sëmundje ka nisur të prek edhe të rinjtë.
Por pandemia u tregoi mjekëve se turbekulozi mund të trajtohet fare mirë edhe pranë mjekut të familjes, duke e shoqëruar trajtimin me infermierë në shtëpi
Turbekulozi është një sëmundje që parandalohet dhe shërohet. Mjekët specialist thonë se vaksinimi kundër turbekulozit që bëhet në ditët e para të jetës ka ulur ndjeshëm rastet në Shqipëri.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




