Rërë kurative dhe det i ngrohtë, kryeministri Rama publikon pamje nga plazhet e Shëngjinit

Ndërsa sezoni turistik veror vijon, Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga plazhet e Shëngjinit. Mirëmëngjes dhe me këtë panoramë nga plazhet e Shëngjinit, ju uroj një ditë të mbarë!”, u shpreh kryeministri Rama.
Shëngjini ndodhet 58 kilometra nga Tirana, ndërsa qyteti i Lezhës ndodhet vetëm 7 kilometra larg tij.
Rëra kurative, uji dhe mjedisi i pastër, rendi, qetësia publike, arti i të gatuarit dhe çmimet e favorshme janë arsyet që pushuesit zgjedhin këto plazhe.
Plazhet e Shëngjinit janë të njohura për rërën e pastër dhe ujin e ngrohtë. Një nga plazhet që tërheq vëmendjen e pushuesve është ai i “Ranës së hedhun”, si dhe plazhet e Kunes dhe Tales.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



