Tri familje të tjera në Durrës futen në shtëpitë e reja, Sako: Rindërtimi vazhdon

Sociale | 5 vite më parë
Kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako vizitoi sot tri familje përfituese nga programi i Rindërtimit në njësinë administrative Katundi i Ri. Sako vizitoi shtëpitë e reja që janë ndërtuar në kuadër të programit të Rindërtimit dhe që kanë kushte më të mira se më parë. “Në këtë njësi tri familje të tjera: Ilmi Hazbardhi, Azem Llulla dhe Zylyf Kuçi sapo hynë në shtëpitë e reja më të bukura, më të sigurta dhe me kushte më të mira se ato që kishin më parë”, tha ajo.
Sako theksoi se por rindërtimi vazhdon për t’i shkuar deri në fund angazhimit për të strehuar të gjitha familjet e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme