“Çerdhe dhe kopësht pranë vendit të punës”, Bashkia Tiranë nis projektin pilot për ngritjen e tyre pranë kompanive dhe bizneseve

Të gjithë ata prindër që janë të punësuar dhe kërkojnë për një çerdhe apo një kopësht për fëmijët e tyre, së shpejti do të marrin marrin një zgjidhje, pasi Bashkia e Tiranës ka gati projektin “Çerdhe dhe kopësht pranë vendit të punës”, i cili synon ngritjen e tyre pranë bizneseve apo kompanive.
Ky projekt pilot do të mbështesë jo vetëm fëmijët dhe familjen, por njëkohësisht pritet të ofrojë një model alternativ të shërbimit parashkollor publik, në funksion të mirërritjes dhe edukimit të fëmijëve, si dhe të një rishpërndarje të fluksit për rregjistrimin e fëmijëve në sistemin parashkollor publik.
Bashkia e Tiranës do të ofrojë mbështetjen e saj teknike për ndjekjen e të gjitha procedurave të hapjes së tyre, duke filluar me përzgjedhjen e stafit, planifikimin dhe ngritjen e shërbimit të kujdesit dhe edukimit, si dhe monitorimin e aktivitetit të tyre.
Ndërkaq, kompanitë dhe bizneset do të sigurojnë shërbimin parashkollor sipas të gjitha standardeve për fëmijët e stafit të tyre, duke marrë përsipër financimin e të gjitha kostove kapitale dhe çdo shpenzim tjetër financiar.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



