I nxehti përvëlues pushton Shqipërinë

Prej ditësh Shqipëria është përfshirë nga temperaturat ekstreme përvëluese, duke u cilësuar nga sinoptikanët edhe si vala e tretë e të nxehtit afrikan.
Temperaturat e larta po ndikojnë në shëndetin e popullatës, por më të rrezikuarit janë personat e moshës së tretë, shumica e të cilëve vuajnë nga sëmundje të ndryshme.
Edhe pse virusi “Delta” që ka pushtuar vendin është ende present, arsye të ndryshme detyrojnë të moshuarit të dalin jashtë në mesin e të nxehtit.
Me termometrin që shënon më shumë se 40 gradë, rrugët i shohim të mbushura plotë me qytetarë.
Mjekët këshillojnë që në ditët e vapës të mbahet ujë me vete, të lëvizet në orët e para të mëngjesit apo pasdites si dhe të përdoren veshje të lehta.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



