Balla: Qendër përkujdesje dhe mensë sociale për pensionistët dhe familjet në nevojë në Belsh

Qendra e Përkujdesjes për moshën e tretë në Belsh, që njëkohësisht shërben edhe si mensë sociale, është investimi më i fundit në këtë bashki që synon t’i vijë në ndihmë pensionistëve dhe familjeve në nevojë.
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla vizitoi sot këtë qendër, e cila është një projekt i përbashkët i bashkisë së Belshit, i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe i Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara.
Ndërsa foli me pensionistët dhe familjet në nevojë që përfitonin shërbime pranë kësaj qendre, Balla tha se “ata mund të mblidhen këtu gjatë ditës në një ambient me ajër të kondicionuar dhe pastaj mund të hanë edhe vaktin e drekës”.
“Realisht duhej këtu në Belsh një qendër e tillë, për t’ju gjendur pranë familjeve në nevojë”, tha Balla.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



