Gjykata: Të hiqen rrethimet mbrojtëse të rrugëve, Veliaj: Vendime skandaloze!

Sociale | 5 vite më parë

Krybashkiaku i Tiranës Erion Veliaj i ka quajtur skandaloze dhe të marrë nën lobimin e pronarëve të lokaleve apo lavazheve, vendimet e gjykatës, për të hequr rrethimet mbrojtëse anash rrugëve të Tiranës. “Kam parë këtë javë disa vendime skandaloze gjykatash, të cilat urdhërojnë Bashkinë e Tiranës të heqë kangjellat mbrojtëse anash rrugëve. Flas për rrugën e Kombinatit dhe rrugën “Dritan Hoxha”. Ato kangjella e kanë çuar në zero nivelin e aksidenteve të fëmijëve apo të të moshuarve. Sigurisht, edhe në Londër, edhe në Paris, kam parë kangjella mbrojtëse në rrugët kryesore, për të orientuar qytetarët që të kalojnë vetëm në semafor. Këto janë vendime gjykatash që i lobon një gomisteri, që i lobon një lavazh apo një lokal. Ndaj, kur më keni parë që e përshëndes reformën në drejtësi, bëhet fjalë edhe për raste të tilla, krejtësisht banale, kur Bashkia e Tiranës merr një masë administrative, kurse gomisteria, lavazhi apo lokali paguajnë gjykatësin të urdhërojë Bashkinë e Tiranës të heqë kangjellat që mbrojnë jetë. Kjo nuk funksionon”, deklaroi Veliaj.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme