Amnisti për emigrantët e paligjshëm, parlamenti britanik nis shqyrtimin e kërkesës së komunitetit shqiptar

Sociale | 5 vite më parë

Parlamenti britanik ka nisur shqyrtimin e një kërkese, të komunitetit shqiptar atje, për një amnisti lidhur me legalizimin e emigrantëve të paligjshëm që qëndrojnë në Britaninë e Madhe. 
Kreu i Dhomës Britanike e Tregëtisë dhe Industrisë, Zenel Hoxha në një intervistë për RTSH-në, tha se mund të përfitojnë më shumë se 50 mijë qytetarë shqiptarë, që ende nuk janë pajisur me dokumente. 
Në Britani ka një numër të konsiderueshëm shqiptarësh, të cilët në pamundësi legalizimi kanë rënë pre e grupeve kriminale.
Marrëveshjen e nënshkruar mes Britanisë dhe Shqipërisë, për rikthimin e kësaj kategorie personash, Zenel Hoxha e konsideron si një hap të nxituar të qeverisë shqiptare.
Në Britaninë e Madhe ka pasur 2 amnisti të mëparshme për emigrantët e paligjshëm, periudhë që përkon me kohën kur në krye të qeverisë ishte Tony Bler. 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme