Lihet në burg sanitarja mashtruese

Gjykata e Apelit të Tiranës refuzoi këtë të mërkurë kërkesën e sanitares Tire Alldervishi për lirimin nga burgu. Me pretendimet se është e infektuar me COVID dhe se nuk mund të prishë më asnjë punë nëse do të lirohej, Alldervishi u mundua të fitonte lirinë.
Sanitarja u la në burg nga Gjykata e Tiranës për mashtrime me pasoja të rënda, një vendim që kjo e fundit e dërgoi në apel.
Tire Alldervishi u prezantua si infermiere dhe i mori 8 mln lekë vajzës së një pacienteje me COVID, e cila ishte shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi” dhe fatkeqësisht ndërroi jetë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




