Çuka: 10 lindje të regjistruara gjatë një viti në Kolonjë

Sociale | 6 vite më parë

Prej janarit deri në fillim të muajit dhjetor në Bashkinë e Kolonjës ka pasur shumë pak raste lindjesh të regjistruara këto  në maternitetin e Ersekës. Në regjistrat e gjendjes civile janë regjistruar  10 fëmijë. Sipas përgjegjësit të zyrës së gjendjen civile në Kolonjë Genci Çuka, bëhet e ditur se ka pasur fëmijë të cilër kanë lindur në maternitetin e Korçës por dhe në Tiranë, sipas preferencës së prindërve. Përpos këtyre numri ngelet përsëri I ulët. Çuka thekson se nuk ka pasur problem në dhënjen e çekut të akorduar nga qeveria shqiptare për fëmijët e porsalindur.

Ka shumë fëmijë emigrantësh të cilët kanë lindur jashtë teritorrit shqiptar dhe këtë vit për shkak të pandemisë nuk kanë mundur të regjistrohen në gjendjen civile Kolonjë, si dhe për të përfituar bonusin e bebeve pasi edhe ata janë përfitues.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme