“Kovat Blu” në ndihmë të të moshuarve për festa

Sociale | 6 vite më parë

Vijon të shpërndahen në këto ditë feste “Kovat Blu” për të moshuarit në nevojë. Një nismë kjo e cila ka si synim të ndihmojë të moshuarit të cilët jetojnë vetëm dhe në kushte të vështira ekonomike, sociale dhe shpesh janë e të braktisur. Në prag festash Dorcas Albania vijon punën  për shpërndarjen në fshatrat e bashkisë  Korçë. Menaxherja e këtij program Athinela Teko bën me dije se jane rreth 370 të moshuar në qytet por edhe në fshatra të cilët mbështeten rregullisht me medikamente, ushqime por edhe me suport psikologjik .

Për mbushjen e Kovave Blu me ushqime për tu shpërndarë të moshuarve në nevojë, me hapjen e kësaj fushate kanë kontribuar shumë biznese, institucione dhe idividë. Fushata e kovave blu është organizuar për herë të parë në Shqipëri në vitin 2011.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme