Manastirliu mesazh urimi për Krishtlindje: Krenare për sakrificën e mjekëve dhe infermierëve!

Sociale | 6 vite më parë

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, përmes një videomesazhi ka bërë një urim për Krishtlindje për gjithë shqiptarët, personelin mjekësor, dhe punonjësit e qendrave të përkujdesit shoqëror në gjitëh vendin.

“Gëzuar dhe një falenderim nga zemra; çdo mjeku, infermieri, laboranti, epidemiologu, urgjentisti, farmacisti, çdo sanitare, çdo shoferi, çdo punonjësi të sistemit tonë shëndetësor, që spitalet, qendrat shëndetësore, autoambulancat, i keni kthyer në shtëpi të dytë. Gëzuar Krishtlindjen, dua ti uroj çdo edukatori, kujdestari, punonjësi social, psikologu në të gjitha qendrat tona të përkujdesit social”, uron Manastirliu.

Në videomesazhin e saj, Manastirliu thotë se rruga drejt të nesërmes është e shtruar me shpresë, duke shtuar se kur të kujtojmë vështirësitë, do të shohim se forca që na shtyu përpara ishte dashuria për njëri-tjetrin.

“Një ditë, kur të kthejmë kokën pas, e të kujtojmë të gjitha vështirësitë që kjo kohë na përballi, do të shohim se forca që na shtyu përpara ishte dashuria për njëri-tjetrin, për familjen, për t’ia dalë së bashku, për të kapërcyer edhe këtë sfidë dhe për t’u ringritur edhe më të fortë. Rruga për të nesërmen është e shtruar me shpresë”, tha Manastirliu.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme