LISTA/ 842 familjet fituese të kredisë së butë për strehim nga Bashkia e Tiranës
Sociale | 6 vite më parë

Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi dje listën me 842 familje dhe çifte të reja, të cilat përfitojnë nga programi i kredisë së butë. Ky program lehtëson çiftet e reja që të blejnë një shtëpi. Lajmin e mirë e bëri të ditur kryebashkiaku Erion Veliaj gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak, ku edhe u miratua lista me 842 emrat fitues.
“Lajmi më i mirë që lidhet me rininë dhe çiftet e reja, ka të bëjë me 842 kredi të buta, të cilat do i japim në këtë raund të parë për 842 familje të reja, që kanë ardhur në Tiranë me aspirata e ëndrra të mëdha, për çifte të reja që kanë mbaruar Universitetin dhe sapo kanë filluar punë këtu. Strehimi i familjeve të reja apo i familjeve të prekura nga tërmeti do të jetë refreni i këtij viti”, tha në mbledhje Veliaj. Fituesit që kanë plotësuar kriteret e përcaktuar me vendim të Këshillit Bashkiak, do të përfitojnë kredi me interesa të buta për të blerë shtëpi, falë programit që po aplikon Bashkia e Tiranës.
Dokumenta bashkëngjitur
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




