Ministrja Kushi: Festa e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri me fëmijët jetimë të Elbasanit

Sociale | 6 vite më parë

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi, ka marrë pjesë në një prej aktiviteteve, për të cilin ajo thotë se e bën me shumë zemër se çdo gjë tjetër.

“Pandemia nuk na lejon që të bëjmë festa të mëdha me shumë fëmijë, por unë nuk mund të rrija pa e vazhduar traditën disavjeçare të Festës së Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri për fëmijët jetimë të qytetit të Elbasanit, por kësaj here në grupe të vogla” – shprehet Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi. 

“Këta fëmijë duhet ta kuptojnë dhe duhet ta ndjejnë që nuk janë vetëm, e sidomos në vigjilje të festave ku ne të gjithë mblidhemi pranë vatrave familjare, pranë pemës së Vitit të Ri. Këta fëmijë nuk duhet të mbeten vetëm dhe nuk duhet t’i lëmë në harresë”- shprehet Kushi.

Ndër të tjera, Ministrja Kushi ka bërë thirrje që e gjithë shoqëria, si dhe të gjitha institucionet t’i mbështesin sa më shumë fëmijët jetimë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme