Ulje çmimesh tek “Markata e Shijes” në fundvit

Në markatën e shijes në Korçë në prag festash të fundviti vihet re një ulje drastike e çmimit të produkteve. Krahasuar me një vit më parë çmimet kanë qënë dyfish më të shtrenjta. Tregëtarët shprehen se kjo ulje vjen si rezultat i mungesës së klientëve, për shkak të pandemisë por edhe për atë markata e shijes është ngjitur me tregun e shumicës.
Në të njëjtën periudhë vitin e kaluar domatja, kastraveci, speci dhe shega kapnin çmime nga 200 deri në 400 lekë të reja për kilogram, kurse këtë vit ato varjojnë nga 60-70 e deri 90 lekë. Një tjetër produkt i kërkuar në këtë kohë janë dhe arrat për bërjen e ëmbëlsirave. Edhe këtu vihet re një ulje çmimi nga 600,700 në 400 e 500 lekë të reja kg.
Produktet janë të gjitha të vendit bio dhe shumë cilësore. Ajo çka tregëtarët kërkojnë është ndihmë nga ana e bashkisë për transferimin e tregut mbrapa ish –markatës tek markata e shijes kështu dhe konkurenca do ishte më e ndershme.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




