Devoll, aktivitete në kuadër të ditëve kundër dhunës me bazë gjinore

Sociale | 6 vite më parë

Në kuadër të “16 ditëve të aktivizimit kundër dhunës me bazë gjinore” sektori i mirëqënies dhe kujdesit social pranë Bashkisë Devoll ka krijuar një kalendar aktivitetesh të cilat synojnë sensibilizimin e qytetarëve kundër dhunës me bazë gjinore. Sofia Papa specialite për barazinë gjinore dhe të drejtat e grave shprehet se aktivitetet do të zhvillohen prej datës 25 nëntor dhe deri në datën 10 dhjetor si dhe do të përfshijnë grupe të caktuara të shoqërisë, sigurisht që aktivitetet do të zhvillohen duke u bazuar edhe në masat e reja kufizuese kundër përhapjes së koronavirusit, pra nuk do të krijojnë grumbullime.

Fushata e 16 Ditëve është një traditë që nisi në vitin 1991 nga Instituti i parë i Lidershipit Global të Grave, kjo fushatë organizohet në mbarë botën dhe bën thirrje për eleminimin e të gjitha formave të dhunës ndaj grave.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme