Tepelenë, faza e nxjerrjes së vajit të ullirit

Dhjetra fshatra të zonës së Tepelenës e të Memaliajt kanë nisur fazën e nxjerrjes së vajit të ullirit.Pas kujdesit një vjecar të agrokulturës së ullirit tashmë fermerët presin të marrin frytin nën prodhimin e tyre.
Fermerët shprehen se ky sezon ka qënë I mbarë ndërsa tregu është I siguruar brenda vendit.”kam më shumë së 10 vjet që merem me kultivimin e ullinjvë.Moti na ka favorizuar përgjatë këtij viti , dhe mund të themi që prodhimi është I mbarë.Vështirësi ka sepse kërkon investim dhe nuk llogaritim që të fitojmë 100 pëqind aq më tepër kur pjesa dërmuese e banorëve e kanë për konsum familjar, “shprehet një prej fermerëve nga fshati Sinanaj I Tepelenës.
Në fabrikën e nxjerrjes se vajit vijnë përgjatë kësaj periudhe më shumë së 30 banorë nga e gjithë zona ndërsa nuk mungojnë dhe fermerë të qytetit të Gjirokastrës.
Zona e Tepelenës për shkak edhe të tokave bujqësore është e njohur për kultivimin e ullirit duke llogaritur mbi 1.5 milion rrënjë
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




