Kalivaçi , fshati që mbijeton nga bujqësia

Nje fshat me resurse dhe nje natyrë shume te bukur por i harruar dhe ne veshtirësi te plotë. Kjo është jetesa në fshatin Kalivac për banorët që sot mundohen të sigurojnë të ardhurat nga sektori I bujqesisë .janeë reth 90 familje në një shpërndarje të madhe gjeogragike të cilët perballen me vështirësi ekonomike ndërsa shpresojnë që projektet dhe investimet të kthejnë zhvillimin e sektorit të bujqësise.
Ndërtimi i hidrocentralit të Kalivacit ne fillim do të jepte pak shpresë per banoret të cilët u punësuan në këtë kantier. Por sot mbyllja e këtij projekti dhe dëmtimi i kanaleve vaditëse la pasoja per ta.
Kryeplaku I fshatit Fatmir Bilaj pohon se “ zona është mjaft e viztueshme edhe nga turistët por mungesa e infrastrukturës I pengon ata.Kemi filluar të ndërtojmë bujtina duke shpresuar se do ta zhvillojmë zonën por kërkojmë më shumë mbështetje nga pushteti vendor , fshati ska ujë e rrugë .Këto janë elemente kyc për të huajt”.
Fshati Kalivac është përzgjedhur në projektin 100 gjë e cila jep një dritë jeshile për familjet.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




