Miratohen ndryshimet në ligjin për urdhrin e punonjësve socialë. Jaku: Rritje e cilësisë së shërbimit

Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, në drejtimin e kryetarit, Enver Roshi, në cilësinë e komisionit përgjegjës miratoi sot projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin 163/2014 “Për Urdhrin e Punonjësve Socialë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”.
Mbledhja e sotme vijoi me shqyrtimin dhe miratimin nen për nen dhe në tërësi, pasi në dy mbledhje të mëparshme ishte diskutuar në parim dhe me grupet e interesit.
I pranishëm në mbledhjen e sotme të komisionit ishte zëvendësministri Albert Nikolla.
Relatorja e projektligjit, Adriana Jaku, u shpreh se qëllimi i kalimit të këtij projektligji është disiplinimi i urdhrit, në pamundësi për t’u ngritur prej një kohe të gjatë, me synim rritjen e cilësisë së shërbimit, mbrojtjen dhe rritjen e kualifikimit të punonjësve socialë.
Jaku paraqiti edhe disa propozime të projektligjit, në emër të komisionit, mbi draftin e sjellë nga Ministria.
Anëtarët e komisionit shtuan sugjerimet e tyre përkatëse.
Në fund të diskutimeve të komisionit, anëtarët votuan projektligjin së bashku me ndryshimet e paraqitura nga komisioni.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




