Sa shumë nevojë për bimë mjekësore! Rreth 5 mijë familje në jug mbahen me këtë aktivitet impenjues, por fitimprurës

Formimi arsimor në fushën e bujqësisë, por dhe përshtatja e shpejtë me ndryshimet e sistemit dhe mënyrën e të bërit ekonomi, e mbajnë agronomen Vera Çeço në krye të eksportuesve të bimëve mjekësore.
Prej 30 vjetësh drejton një pikë grumbullimi të bimëve mjekësore në Delvinë. Ka të punësuar 8 persona në magazinë, por thotë se me këtë aktivitet mbahen rreth 5 mijë familje ne jug të vendit. Pandemia ka shtuar edhe më shumë kërkesën për bimë mjekësore.
Çeço, njohëse shumë e mirë e vlerave të bimëve veçon përdorimin në këtë kohë sidomos të “Kiskusit”, njohur ndryshe si trëndafili i breshkës, rozmarinën, rigonin, sherebelën, dafinën, apo “Luizën” një bimë shumë e pasur me vitaminë C. Ndaj veç mbledhjes së këtyre bimëve në natyrë, inkurajon fermerët edhe për shtimin e sipërfaqeve të kultivuara.
Megjithatë edhe vetë ka nevojë për një dorë mbështetëse për rinovimin e teknologjisë e shpreson të kualifikohet tek fituesit e subvencioneve në këtë fushë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




