Reali nuk heq dorë nga Arnold, gati të ofrojë 22 milionë euro

Reali i Madridit nuk heq dorë nga Trent Aleksander-Arnold dhe është gati që të prezantohet në Liverpul me një ofertë konkrete që në janar.
Thuhet se Karlo Ançeloti po i bën presion Florentino Perezit për të gjetur një zëvendësues për Dani Karvahal. Reali i Madridit si kurrë më parë është gati të ofrojë plot 22 milionë euro për një lojtar, të cilin në verë e merr me parametra zero.
Në këtë pikë të dy klubet mendohet se do të takohen përsëri në ditët në vazhdim pasi lojtari është në muajt e fundit të kontratës me Liverpulin. Sipas rregullave të merkatos Trent Aleksander-Arnold është i lirë që të firmosë me një klub të ri.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




