Arbitri i skandaleve në Angli nuk do të apelojë vendimin që e

David Coote ka vendosur që të mos apelojë vendimin e marrë nga Komisioni i Arbitrave, i cili e shkarkoi arbitrin pas pamjeve të publikuara nga “The Sun”.
Në video 42-vjeçari shfaqej duke ofenduar rëndë Liverpulin dhe Jyrgen Klop ndërsa pak çaste më vonë merrte edhe një pluhur të bardhë nëpërmjet hundëve.
Burime për “BBC Sport kanë bërë me dije se arbitri edhe pse kishte të drejtë që të apelonte këtë vendim ka vendosur që të mos vazhdojë këtë betejë, të cilën e humbi në disa plane që në momentin e publikimit të pamjeve.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




