Liverpool, Salah sulmuesi i katërt më i mirë: Jam i lumtur

Janë 18 gola dhe 15 asistime në të gjitha garat, Mohamed Salah po luan një pjesë të parë të sezonit fjalë për fjalë të bujshme. Egjiptiani, pasi mungoi në ndeshjen e Carabao Cup, iu rikthye menjëherë shënimit dhe realizoi dopietë ndaj Tottenhamit, në fitoren 6-3.
Pas ndeshjes ai foli për Sky Sports UK për të komentuar rezultatin e ndeshjes: “Ne ishim mjaft të mirë përpara, por në mbrojtje duhet të përmirësohemi si ekip. Të pranosh tre gola është mjaft e vështirë… por është një rezultat i mirë, le të shpresojmë të vazhdojmë kështu”.
Sfida kundër Tottenham: “Ne e prisnim këtë (ndeshje kaotike). Mënyra se si ata luajnë, e hapin lojën, argëtohen, janë fizikisht të fortë. Kështu që mendërisht ne duhet të ishim gjithmonë të fokusuar”.
Golashënuesi i katërt më i mirë në historinë e Liverpool-it: “Është fantastike të arrish këtë moment historik në një klub kaq të madh, por gjëja më e rëndësishme është që ne e fituam ndeshjen. Kudo që ta përfundoj karrierën time, jam i lumtur me këtë”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




