Zyrtare: Evertoni, me pronarë të rinj

Mungonte vetëm njoftimi zyrtar, i cili tashmë ka mbërritur: blerja e klubit të Evertonit nga grupi Friedkins është zyrtare.
Pas dritës jeshile të dhënë nga Premier League javën e kaluar, Dan dhe Ryan Friedkin, të cilët pak kohë më parë kishin arritur marrëveshje me ish-pronarin dhe presidentin e klubit blu të Liverpulit, Farhad Moshiri, janë gati për të nisur eksperiencën e tyre të re në krye të një klubi të Premier League.
“Klubi i Futbollit Everton është blerë nga Roundhouse Capital Holdings Limited (Roundhouse), një entitet brenda Grupit Friedkin (TFG). Transaksioni u finalizua pas një marrëveshjeje midis Blue Heaven Holdings (BHH) të Farhad Moshirit dhe Roundhouse për shitjen e shumicës së aksioneve të BHH në Klub”, shkruhet në njoftimin e klubit anglez.
Kujtojmë që familja Friedkin ka në pronësi edhe klubin e Romës në kampionatin italian.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




