Arsenal frenon në fushën e Fulham

Angli | 2 vite më parë

Në ndeshjen e javës së 15-të të Premier League, Arsenali arriti vetëm një barazim, në Craven Cottage përfundoi 1-1 ndaj Fulham. Jimenez kaloi në epërsi bardhezinjtë në minutën e 11-të, më pas Saliba barazoi rezultatin në minutën e 52-të.

‘Gunners’ u përpoqën me të gjitha mënyrat për ta fituar këtë sfidë, duke u afruar shumë në minutën e 87-të: Saka firmosi 2-1, por goli anulohet për shkak të një pozicioni jashtë loje. Ndeshja përfundon 1-1, me dy skuadrat që ndajnë aksionet. Arsenali ngjitet në 29 pikë në renditje, -6 pas Liverpool-it që megjithatë ka një ndeshje më pak. Fulham arrin në 23, tani në vendin e dhjetë.

Rikthim i shkëlqyer nga Leicester, i cili në pesë minuta në fund e ktheu Brighton nga 0-2 në 2-2. Kthesë epike edhe për Bournemouthin, i cili mori tri pikët në minutën e 95-të në fitoren 2-1 ndaj Ipswich.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme