Van Nistelrooy, ‘viktima’ e parë e Amorim

Bashkëjetesë e pamundur. Ruben Amorim duhet ta ketë menduar këtë për Ruud van Nistelrooy, i cili u largua sërish sot nga Manchester United si pasojë e ardhjes së portugezit. “Manchester United konfirmon se Ruud van Nistelrooy është larguar nga klubi. Ruud u kthye në verë dhe ka udhëhequr skuadrën në katër ndeshjet e fundit si trajner i përkohshëm. Ruud është dhe do të jetë gjithmonë një legjendë e Manchester United”.
“Ne i jemi mirënjohës për kontributin e tij dhe qasjen që ka mbajtur në rolin e tij gjatë kohës së tij me klubin. Ai do të jetë gjithmonë i mirëpritur në Old Trafford. Rene Hake, Jelle ten Rouwelaar dhe Pieter Morel janë larguar gjithashtu nga klubi, të cilët i urojmë gjithë të mirat në të ardhmen. Ne do të konfirmojmë përbërjen e plotë të stafit të ekipit të parë në kohën e duhur”, thuhet në faqen zyrtare të klubit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




