Haaland shtang Tottenham-in, Guardiola një hap larg titullit

Mançester Siti merr në dorë Premier League, duke mposhtur Tottenhamin 2-0 në ndeshjen e prapambetur, atë të javës së 34-ët. Pjesa e parë, e mirë për Spurs, por që nuk arrijnë të godasin. Në fillim të pjesës së dytë, Haaland zhbllokoi sfidën në minutën e 51-të, më pas Ortega shpëtoi Guardiolën në minutën e 86-të pas gjuajtjes së Son.
Në finale, norvegjezi shënoi nga pika e bardhë duke kompletuar dopietën personale, njëkohësisht duke siguruar dhe fitoren 2-0 për skuadrën e tij.
Manchester City, me këtë fitore ngjitet në kuotën e 88 pikëve, +2 ndaj Arsenalit me vetëm një javë të mbetur. Nëse Guardiola mposht Ëest Hamin në Etihad të dielën më 19 maj në orën 17:00, ai do të jetë sërish kampion i Anglisë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




