Manchester United, krizë pafund: mundet nga Crystal Palace

Mbrëmja e së hënës, e javës së 36-të të Premier Ligës nuk i buzëqeshi Manchester Unitedit, i mundur keq nga Crystal Palace me rezultat 4-0. Olise(dopietë) hapi rezultatin me një gjuajtje nga afër zonës në minutën e 12-të dhe e mbylli në minutën e 66-të, ndërsa golat e tjerë u shënuan nga Mateta 40′ dhe Mitchell 58′.
Kështu Djajtë e Kuq janë bashkuar në renditje me Chelsea dhe humbasin shikimin me vendin e gjashtë në renditje me Newcastle, dy pikë larg.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




