Risi në Premier Ligë, gjyqtari kryesor me video-kamerë në trup

Angli | 2 vite më parë

Për herë të parë në një ndeshje të Premier League, gjyqtari do të ketë një video-kamerë në trup.

Arbitri Jarred Gillett do të përdorë një pajisje të montuar në kokë të quajtur “RefCam” kur të gjykojë ndeshjen e sotme në kampionat midis Crystal Palace dhe Man Utd.

Pamjet e filmuara nuk do të transmetohen drejtpërdrejt. Ato do të përdoren në një program që ofron pamje dhe njohuri për gjykimin në Premier League.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme