Sirena angleze për Conten, Chelsea synon rikthimin e italianit

Italia thirri, por jo aq shumë. Antonio Conte pret me qetësi të kuptojë se cili është destinacioni më i mirë për të ardhmen e tij. Fakti është se rikthimi i ish-trajnerit në Serinë A nuk është edhe aq i sigurt. “La Repubblica”, shkruan ditët e fundit, Chelsea, skuadra e tij e vjetër, është rikthyer fuqishëm te trajneri italian, me Todd Boehly, i cili do të ishte i gatshëm që ta mbulonte me ar.
Alternativa italiane quhet Napoli, por Aurelio De Laurentiis, i cili e kishte kërkuar që në janar, ende nuk e ka bindur ish-trajnerin e Tottenham. Dhe më pas Londra dhe Chelsea bëhen sërish një zgjidhje e mundshme.
E sigurt është se perspektivat janë objektivisht të ndryshme: në Premier League, Conte do të vazhdonte të fitonte shuma të çmendura dhe do të kishte në dispozicion lumenj parash për një merkato yjore.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




