Eriksen i pakënaqur nga aktivizimi i pakët te Mançester Junajtid

Christian Eriksen nuk është aspak i kënaqur me aktivizimin e pakët nga trajneri Erik Ten Hag. Mesfushori i Mançester Junajtid nuk e fshehu zhgënjimin e tij që mund ta shtyjë shumë shpejt të largohet nga “djajtë e kuq”.
“Skuadra po ecën mirë në periudhën e fundit dhe prandaj respektoj rolin tim, por është e qartë që nuk jam i kënaqur duke luajtur pak. Unë gjithashtu fola me Ten Hag duke i thënë se jam i pakënaqur me situatën time dhe se unë do të doja të luaja sa më shumë që të jetë e mundur.
Gjithsesi unë jam dhe do të jem ende në dispozicion të klubit”, ka thënë Eriksen nga grumbullimi i kombëtares daneze.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




