Dyshime për fiksim rezultati

Angli | 4 vite më parë

FA do të hetojë mundësinë për modele të dyshimta bastesh gjatë ndeshjes së vlefshme për FA Cup ndërmjet Oxford United dhe Arsenalit. Pretendimet e raportuara fillimisht nga Mail Online përqendrohen rreth sjelljes së një lojtari në këtë ndeshje sidomos në pjesën e dytë. Skuadra e trajnerit Mikel Arteta luajti mjaft dobët në 45 minutat  para, teksa dështoi të regjistronte një goditje të vetme në portë.

Duhet të kalonin 10 minuta nga pjesa e dytë kur Mohamed Elneny të shënonte golin e parë për skuadrën e tij dhe të parin sezonal për të. Ishte Eddie Nketiah që goditi dy herë më pas portën kundërshtare duke shënuar në të dy rastet, për të ndihmuar Arsenalin në një fitore të rehatshme.

Këtu ka ndodhur diçka që ka bërë të dyshojë Federata Angleze duke u bazuar në sjelljen e dyshimtë të një lojtari të Oxfordit. FA tashmë ka marrë në dorëzim pamjet filmike të ndeshjes dhe ka nisur hetimin për një fiksim të mundshëm rezultati.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme