Notingem Forest, rikthim në Premier Ligë

Është një nga klubet që ka shkruar historinë e pjesëmarrjes së anglezëve në veprimtaritë kontinentale, por që dergjej që prej mijëvjeçarit të shkuar në katet e ulëta të kampionati anglez të futbollit. Notingem Foresti i ka dhënë fund pritjes 23-vjeçare për t’u kthyer në Premier Ligën Angleze në futboll e për më tepër duke e arritur këtë në mënyrë të pabesueshme, teksa, pas 7 javësh kampionat, skuadra kishte pësuar plot 6 humbje dhe mbante fundin e renditjes. Por me ardhjen e trajnerit Stiv Kuper, gjithçka ndryshoi dhe skuadra e tij nisi një marshim të pandalshëm, duke siguruar në nivelin e dytë të kampionatit anglez të futbollit, të njohur si Çempionship, vendin e 4-t në renditje dhe falë tij, edhe të drejtën për të marrë pjesë në “play-off”-in për t’u ngjitur në Premier Ligë.
Dhe të dielën, skuadra e drejtuar nga Kuper korri një fitore minimale falë një autogoli në minutën e 43-të, në përballjen me Hadërsfilld Taunin, të zhvilluar në stadiumin “Uembli” të Londrës në prani të 80,000 tifozëve. Kjo ndeshje ka patur edhe një vlerë të shkuar prej 170 milionë stërlinash angleze për skuadrën e Notingemit, e cila është një herë kampione e Anglisë, dy herë fituese e Kupës së Anglisë (FA Cup), 4 herë fituese e Kupës së Ligës Angleze. Por, për më tepër se kaq, Notingem Forest ka fituar dy herë radhazi ish-Kupën, tani Ligën e Kampioneve, më 1979-ën dhe 1980-ën, si dhe Superkupën e Evropës më 1979-të.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




