Lukaku, zyrtarisht lojtar i Çelsit

Romelu Lukaku ka mbërritur në Londër për të nisur aventurën e tij të dytë në Premier League, pikërisht me skuadrën e Çelsit. Sulmuesi belg, pasi ka kryer vizitat e para mjekësore në Milano, është drejtuar për në Montecarlo për të firmosur marrëveshjen me agjentin e tij Federico Pastorello e më pas është nisur drejt Londrës.
Në kryeqytetin britanik më pas Lukaku ka hedhur firmën në kontratën 5-vjeçare me Chelsea, nga e cila do të përfitojë 12 milion euro në sezon. Klubi londinez ka dhënë edhe lajmin zyrtar se Romelo Lukaku është tashmë lojtar i bluve të Londrës. “Eshtë një ndjesi e veçantë rikthimi sërish këtu dhe për të ndihmuar klubin për të fituar trofe të tjerë – ka thënë Lukaku -. Chelsea është një klub ku unë ndjehem mirë dhe i përshtatet ambicjeve të mia.
Mezi pres të zbres në fushë, pas një udhëtimi të gjatë, të nisur këtu dhe fati më riktheu sërish këtu”. Nga lëvizje e sulmuesti belg, Interi ka përfituar 115 milion euro, të cilat do t’i investojë në merkato për të sjellë përforcime të reja në skuadër. Lukaku largohet nga zikaltërit pas dy sezonesh, ku zhvilloi 72 ndeshje duke shënuar 47 gola.
Në sezonin e fundit sulmuesi belg i ndihmi zikaltërit të fitojnë titullin kampion të Serisë A, duke shënuar 24 gola. Një humbje e madhe kjo për klubin italian, të cilën Suning shpreson ta zëvendësojë me ardhjen e Dzekos.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




