Tottenham, fitore me përmbysje: 2-1 me Southampton

Angli | 6 vite më parë

Epoka e Tottenhamit post Mourinhos fillon me një fitore në Premier League: Spurs, në fakt, fituan 2-1 në shtëpi dhe një përmbysje kundër Southampton dhe mbeten në kontakt me zonën e Ligës së Kampionëve, tani vetëm dy pikë larg. Shenjtorët kaluan në epërsi në minutën e 30-të me Ings, pas një goditje nga këndi, por në pjesën e dytë Bale shënoi golin e barazimit në minutën e 60-të, ndërsa në minutën e 90-të Son kompletoi përmbysjen duke shënuar nga pika e penalltisë.

Tottenham është ish-klubi i parë themelues i Superligës që fiton në kampionatin përkatës, pas barazimeve të Chelsea dhe Liverpool dhe humbjes së Milanit me Sassuolo: një debutim fitues për Ryan Mason, i thirrur për të zëvendësuar Josè Mourinho pas shkarkimit.

 Zëvendësimi për Special One fillon me një fitore të vuajtur, që realizohet  në minutën e 90-të me përmbysje. Tri pikë të rëndësishme për të vazhduar në ëndrrën Champions League. Dhe fillimi i Spurs, pa Kane, nuk është më i miri: pas tre minutash, Lloris është autori i dy pritjeve te Salisu dhe Adams.

Pas gjysmë ore loje, përpjekja e Shenjtorëve shpërblehet: një goditje këndi nga Ëard-Proëse dhe një goditje me kokë nga Ings, i cili mund Lloris me ndihmën e shtyllës dhe kalon të besuarit e Hasenhüttl në avantazh. Në rikuperim, Lucas ka mundësinë të nënshkruajë barazimin para pushimit, por e djathta e tij përfundon shumë lart mbi traversë.

Në pjesën e dytë, në 60 ‘, Bale nënshkruan 1-1 me një të majtë të shkëlqyer dhe të pandalshme në zonë. Në minutën e 74-të, rikthimi duhet të përfundojë me të majtën e Sonit, por goli anulohet për shkak të pozicionit jashtë loje të Lucas, i cili pengon shikimin e McCarthy.

Në minutën e 90-të, mbërrin 2-1 i Tottenham: një faull nga Djenepo ndaj Reguilon dhe, nga vendi, Son zhvendos portierin vizitues, duke i dhënë ekipit të tij një sukses shumë të rëndësishëm për të vazhduar të besojë në Ligën e Kampionëve. Spurs “përqafojnë” Liverpoolin me 53 dhe shohin vendin e katërt: West Ham dhe Chelsea, të cilët, megjithatë, kanë një ndeshje më pak, janë vetëm dy pikë larg.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme