Manchester City, fitore me përmbysje: më pranë titullit

Manchester City është rikthyer tek suksesi në Premier League duke fituar 2-1 në fushën e Aston Villa. Të besuarit e trajnerit Guardiola zhvlerësuan golin e McGinn të shënuar pas 20 sekondash lojë, duke realizuar një fitore me përmbysje me të djathtën e Foden (22 ‘) dhe goditjen me kokë të Rodrit (40’). Dy kartona të kuq në këtë sfidë: Stones 40’ për City dhe Cash 57’ për Aston Villa.
Me këtë sukses, City është ngjitur në kuotën e 77 pikëve, kur kanë mbetur dhe pesë javë për tu luajtur, titulli është gjithnjë e më afër. Ekipi i Guardiolës tani është 11 pikë larg Manchester United në krye të tabelës, por vëmendja do të kthehet te udhëtimi i së Dielës në Ëembley, ku City do të përballet me Spurs pa shërbimet e Stones të pezulluar.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




