Premier, United e Leicester barazojnë, fiton Sheffield Utd

Angli | 6 vite më parë

Manchester United, me një pikë mbi Leicester, ndalet në fushën e Crystal Palace. Skuadra e Hodgson konfirmon aftësinë e saj mbrojtëse dhe vështirësinë e madhe për t’u bërë e rrezikshme përpara, por kjo mjafton për të bllokuar të besuarit e Solskjaer. Mbaron 0-0. United, kundërshtari i Milanit në Europa League, realizon barazimin e gjashtë pa gola në 27 ndeshje të Premier League, i treti me radhë në të gjitha garat. United tani është -14 nga City.

Dita për ekipin e Brendan Rodgers filloi keq: pas vetëm 4 minutash, një rrëmujë në aksin Ndidi-Choudhury lejon Vydra të mposhtë Schmeichel. Disa pritje nga portieri danez, parandalon telashet e mëtejshme për Leicester. Në 34’, kryevepra e Iheanacho vendos barazpeshën, 1-1. Në pjesën e dytë, Schmeichel përsëri protagonist në minutën e 49-të, pas gjuajtjes së Ëood. Leicester shpëtoi mrekullisht në minutën e 63-të kur Ëestëood goditi shtyllën. Në fund është Leicester që rrezikon, por pa arritur të gjejë rrugën e rrjetës, mbyllet në barazim 1-1.

Aston Villa ishte favoriti në ndeshjen në fushën e Sheffield,  por skuadra e vendit të fundit në klasifikim tregoi se ka krenari dhe dinjitet. Goli i McGoldrick, në minutën e 30-të, i dha ekipit të Chris Wilder suksesin 1-0, pa harruar se u detyrua të luante me dhjetë lojtarë  nga minuta e 57-të pasi mbrojtësi Jagielka u përjashtua.

 

 

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme