Liverpool në krizë, humbet edhe në derbi

Angli | 6 vite më parë

Derbi i Liverpool ka përfunduar, duke shpallur një fitues, që është Everton. Që është një periudhë shumë e errët për të Kuqtë në Premier League kuptohet menjëherë dhe është Richarlison, ai që i befason të besuarit e Klopp. Pas vetëm tre minutash, braziliani vendos avantazhin në favor të miqve, duke shpëtuar pas mbrojtjes dhe duke mposhtur Alisson.

 Liverpool, edhe një herë ka nevojë për një rikthim, por para dhe pas pushimit, Pickford  bllokon rrugën për Henderson (i cili u dëmtua më vonë) dhe Salah. Sidoqoftë, mbrojtja vendase vazhdon të vuajë dhe në fakt midis dy rasteve ka një gol të anuluar për offside, si zakonisht Richarlison.

Në minutën e 83-të, skuadra e Ancelottit, arrin të gjejë golin e sigurisë. Alexander-Arnold bën një ndërhyrje të parregullt në dëm të  Calvert-Leëin në zonë. Arbitri jep penalltinë dhe e konfirmon atë edhe pas shqyrtimit: Sigurdsson thellon kështu humnerën e kampionatit të skuadrës së Klopp, në humbjen e katërt radhazi në Premier League.

Ndërkohë, Everton është i gjashti në renditje, barazohet me pikë me Liverpool. Në transfertë, Ancelotti nuk ka humbur që nga 1 nëntori.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme