Tottenham zhgënjen, mundet nga Brigton

Sfida e javës së 21-të të Premier League, ajo mes Brighton dhe Tottenham, është mbyllur me fitoren minimale të vendasve, 1-0. Gjithçka është vendosur në minutën e 17-të, teksa Trossard ka konkretizuar një aksion, me assist të Gross.
Më të qartë vendasit e drejtuar nga Potter, racional në lojë dhe me aksione të rrjedhshme, duke u shpërblyer me tri pikë. Një moment i errët për të besuarit e trajnerit Mourinho, që ndjejnë dhe mungesën e lojtarit të tyre më të mirë, Harry Kane.
Kjo është humbja e dytë radhazi për Spurs: pas disfatës 1-3 në shtëpi përballë Liverpool, vjen dhe goditja në transfertë, përballë një kundërshtari që lufton për tu larguar nga zona e ftohtë në tabelën e klasifikimit.
Tashmë Mourinho e shikon veten në vendin e gjashtë në klasifikim, në kuotën e 33 pikëve, me pikë të barabarta me Chelsea e Everton, që i qëndrojnë ngjitur.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




