Maran shpall listën për Finlandën dhe Bjellorusinë! Fton Ismailin e Dinamos, mungon Mehmeti

Kombëtarja | 21 minuta më parë

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Rolando Maran, ka shpallur sot listën e lojtarëve të grumbulluar për dy ndeshjet e fundit të Ligës së Kombeve kundër Finlandës dhe Bjellorusisë. E para luhet më 12 nëntor në stadiumin “Air Albania”, kurse e dyta m 15 nëntor në Hungari dhe pa tifozë.

Bie në sy fakti se trajneri i kuqezinjve ka ftuar për herë të parë edhe mbrojtësin e djathtë Ysni Ismaili nga Dinamo. Bashkë me të bëhen 3 lojtarë të bluve në Kombëtare, pas Alijit dhe Qefalisë. Ismaili zëvendëson në listë Ivan Balliun, që duket se e ka mbyllur aventurën kuqezi.

Nuk ka ndryshime për portën, ku Strakosha nuk është gati ende. Mungesat në listë këtë herë janë Anis Mehmeti, Marash Kumbulla dhe Sabah Kerjota.  Për sulmin ishte e pritshme dhe këtë herë mungesa e Armando Brojës. Trajneri italian ka zgjedhur Rey Manajn, Mirlind Dakun, Myrto Uzunin dhe Cristian Shpendin për dy sfidat e nëntorit.

Kuqezinjtë udhëheqin Grupin 1 të Ligës C, me 9 pikë të grumbulluara pas 4 ndeshjesh. Finlanda dhe Bjellorusia kanë nga 7 pikë, ndaj dhe këto dy sfida do të vendosin për kreun e grupit.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme