Manchester United gabon, nuk përfiton Leicester

Dramë në Old Trafford. Manchester United kishte mundësinë më të mirë për të marrë tri pikët e radhës, që do e rikthenin në vend të parë. Por përballë skuadrës së vendit të fundit në klasifikim, Sheffield United, të besuarit e trajnerit Solskjaer janë mbërthyer nga një humbje 1-2, duke i dhënë fund ecurisë pozitive prej 13 ndeshjesh.
Skuadra e Sheffield ka zhbllokuar rezultatin që në minutën e 23-të, me Bryan, që ka kapur në befasi portierin De Gea dhe mbrotjen vendase, 0-1, duke mbyllur dhe pjesën e parë. Në pjesën e dytë, pikërisht në minutën e 64-ët, është mbrojtësi i qendrës, Maguire që ka vendosur barazpeshën 1-1. Por miqtë kanë surprizuar përsëri, duke shënuar golin e fitores në minutën e 74-ët me anë të Burke. Një mundësi e humbur për United, aq më tepër që përballë ishte skuadra e vendit të fundit.
Nuk arrin të përfitojë Leicester, që me një fitore, në kushte të tilla, do të ngjitej në vendin e dytë. “Dhelprat” nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 1-1 në fushën e Eveton. Skuadra e trajnerit Ancelotti ka kaluar e para në avantazh me anë të James. Leicester ka arritur të barazojë me Tielemans, ndihmuar dhe nga gabimi i portierit Pickford.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




